Selimi i kundërpërgjigjet Jabllnoviqit: Ushtarët dhe policët serbë erdhën si pushtues, u vranë si të tillë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas deklaratës së ish-liderit të Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq, i cili ka thënë se “themelimi i FAK-ut është pështymje në varret e ushtarëve serbë në Kosovë”, transmeton Telegrafi.

“Ushtarët dhe policët e Serbisë në Kosovë erdhen si pushtues dhe u vranë si të till. Megjithëatë ne nuk e kemi traditë t’i pshtyjmë varret, madje as të armiqve. Tek e fundit varret janë varre.

Por, nëse për njërin nga partnerët e koalicionit PDK-LDK-LISTA SERBE themelimi i FAK-ut qenka “pshtymje në varret e ushtarëve dhe policëve” pushtues serbë, atëherë themelimi i Zajednicës çfarë do të thotë për varret e 12 mijë shqiptarëve të vrarë e të zhdukur dhe për varret e 2000 deshmorëve të UÇK-së? Nderim? Jo!

Por një gjë dihet, ky partneritet pushtetarësh është themeluar për ta bërë Zajednicën e jo FAK-un. Tek e fundit s’kemi çka presim tjetër nga Koalicioni i Rashkës” (sic.), ka shkruar Selimi në profilin e tij në Facebook.

Temat
LajmeVend

Të afërta