Pas braktisjes, i kapet për këmbe dhe i përgjërohet që ta fal (Video)

Disa njerëz ndahen në mënyrë miqësore, por ka të tillë që nuk e pranojnë këtë si duhet.

Në Kinë është regjistruar momenti, kur një mashkull është shtrirë në asfalt, duke iu përgjëruar të dashurës që ta fal.

Madje, ai i është kapur për çizme për të mos e lejuar të largohet.

“Më lësho. A nuk po të duket vetja i turpshëm?”, dëgjohet duke thënë femra, e cila e qëllon disa herë në fytyrë dhe kokë.

Në videon e shkurtër, mund të shihet ai duke ia mbajtur këmbën, derisa ajo ia del të largohet me njërën këpucë të hequr.

https://youtu.be/yr0ImIIHt4U

Temat
Fun

Të afërta