Lajme

Normalizohet komunikacioni rrugor drejt Greqisë

By Emanuel Demaj

May 23, 2016

Normalizohet komunikacioni drejt Republikës së Greqisë si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministria për punë të brendshme i njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë se më datë 23.05.2016, është normalizuar komunikacioni i automjeteve të udhëtarëve dhe të transportit dhe rrjedha e udhëtarëve gjatë hyrjes në dhe daljes nga Republika e Greqisë në të gjithë kalimet kufitare, i cili ishte në ndërprerje nga data 20.05.2016, për shkak të grevës së doganierëve grekë, transmeton Telegrafi Maqedoni./