Mourinho te Unitedi, 200 milionë funte për këta emra

Jose Mourinho shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet në krye të Manchester Unitedit, për të zëvendësuar Louis van Gaal, të cilit i ka përfunduar aventura dy vjeçare te skuadra nga Old Tafford.

Prioritet për Jose Mourinhon do të jetë kthimi i Unitedit në majat e futbollit botërorë.

DailyMail bën të ditur se portugezi do të këtë në dispozicion 200 milionë funte për transferime, transmeton Indeks Online.

Po ashtu kjo medie sjell edhe emrat që janë në listën e portugezit, dhe shuma që do të ofrohet për transferimin e këtyre emrave.

Nemanja Matic (Chelsea) 25 milionë, Joao Mario (Sporting Lisbon) 35 milionë, Zlatan Ibrahimovic – transfer i lirë, Antoine Griezmann (Atletico Madrid) 63 milionë, Gonzalo Higuain (Napoli ) 72 milionë, John Stones (Everton) 45 milionë, Raphael Varane (Real Madrid) 35 milionë, Alvaro Morata (Juventus), 40 milionë.

Temat
BotëSport

Të afërta