Merkel e ashpër ndaj Erdoganit

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në takimin e saj të sotëm që pati me presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shprehi shqetësim lidhur me vendimin e fundit të parlamentit turk për heqjen e imunitetit të disa ligjvënësve.

“Unë mendoj se është tejet e nevojshëm të ketë një sistem të pavarur gjyqësor, ne kemi nevojë për mediat e pavarura, dhe ne kemi nevojë për një parlament të fortë. Sigurisht, vendimi për të hequr imunitetit të çdo deputeti në Parlamentin turk është diçka që provokon thellë shqetësim”, është shprehur ajo sot gjatë takimit me presidentit turk, raporton Reuters.

Agjencia thotë se kritikët besojnë se heqja e imunitetit është hap i cili ka gjasa të ushqejnë objektivin në anën e politikanëve pro-kurdë, transmeton Indeksonline.

Merkel gjithashtu tha se Turqia duhet të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga Brukseli për të pasur mundësin të udhëtuojë pa viza në BE.

Temat
BotëLajme

Të afërta