Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për skenat që kanë ndodhur gjatë mbajtjes së takimit të fundit të Këshillit të Përgjithshëm, duke thënë se Donika Gërvalla nuk ka qenë në listën e të ftuarve dhe për këtë arsye nuk i është lejuar hyrja në mbledhjen e Këshillit, e cila veç kishte filluar akoma pa arritur ajo.
LDK nëpërmjet një komunikate ka sqatuar se sa i përket ngjarjes në fjalë, ashtu siç është parë qartësisht edhe në pamjet filmike, zyrtarët e sigurimit vetëm kanë kryer punën e tyre dhe i janë përmbajtur listës së të ftuarve, pa privilegjuar apo diskriminuar askënd.
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, rikonfirmoi unitetin e plotë veprues dhe mbështetjen e plotë për avancimin e mëtejmë të proceseve edhe sukseseve të njëpasnjëshme që po arrihen në Kosovë, falë kontributit esencial që po jep LDK-ja në kuadër të qeverisjes së vendit.
Lexo edhe: Donika Gërvalla: Unë nuk i zgjidhi problemet me Kanun