Kryeministri britanik i blen gruas veturë të përdorur

Kur drejtuesi i një kompanie që merret me tregtimin e makinave të përdorura mori një telefonatë nga ekipi i sigurisë të David Cameron se kryeministri ishte gati për të blerë një makinë të përdorur Nissan Micra, Iain Harris kujtoi se shokët e tij i kishin përgatitur një rreng.

Atij ju kërkua që të mbante kompaninë hapur edhe gjysmë ore më shumë të premten pasdite të javës që lamë pas në mënyrë që kryeministri të blinte një makinë që kushton 1,495 euro.

Pronari rrëfen se nuk i besoi shumë telefonatës, por kur pranë kompanisë mbërriti Cameron, atëherë gjithçka rezultoi e vërtetë.
Pronari rrëfeu se kryeministri e pëlqeu makinën dhe veçanërisht ngjyrën e saj blu. Nissan Micra ka kryer 92 mijë orë udhëtim dhe se shefi i qeverisë britanike e ka blerë atë për gruan e tij. Në Shqipëri, me siguri kjo nuk do të ndodhte.

Blerësi i ri u tregua i rregullt me pagesën, ku paratë për makinën i derdhi të nesërmen në postë duke paguar edhe tatimin përkatës, siç shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”. Harris deklaroi se nuk i kishte dhënë ndonjë trajtim të veçantë shefit të qeverisë dhe se nuk i kishte bërë zbritje çmimi.

Vetura-Nisan

960

Temat
Fun

Të afërta