Haradinaj i bindur se Qeveria dhe presidenti nuk i kanë dy të tretat e votave për ratifikim të demarkacionit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se me tu afruar ditët e votimit për ratifikim e demarkacionit po shtohen zëra që shumica për këtë demarkacion janë kundër.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kush janë patriotët dhe kush janë demagogët është parë tash e të paktën dy dekada me radhë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij shumica e deputetëve në parlament janë kundër marrëveshjes më Malin e Zi, po ashtu ai shkruan se “Qeveria dhe presidenti nuk i kanë dy të tretat e dyfishta për ratifikim”.

Ja postimi i plotë i Daut Haradinajt në Facebook:

Po duket që ditët po afrohen për të kuptuar saktësinë se a kishte të drejtë Opozita për Demarkacionin, dhe sa më shumë po afrohen ditët, aq më shumë po shtohen zërat për dhe kundër.

Se kush janë patriotët dhe kush janë demagogët është parë tash e të paktën dy dekada me radhë.
Nëse deputetët e Parlamentit të Kosovës e analizojnë me qetësi rastin në fjalë, jam i bindur se në asnjë rrethanë nuk do të votojnë.

Për të gjithë skeptikët e kam vetëm një pyetje:

A posedon Mali i Zi prona kadastrale për 8.8 mijë hektarët e Kosovës?
Unë i siguroj qe nuk ka, dhe jo që nuk ka për territorin e Kosovës, por nëse kriter është kadastra, mundem t’i siguroj se deri në Rozhajë është pa kadastra.

Atëherë pse nuk i morët ato pjesë apo pse nuk e futet mesin, por hoqët dorë me lehtësi nga gjithë ai territor.
Ju ruane komisionin qeveritar sa te doni, por deputet e kanë radhën ta thonë fjalën e tyre.

Duke i njoftë mirë një pjesë të tyre unë besoj se nuk do votojnë pro ratifikimit me asnjë çmim.
Qeveria dhe presidenti nuk i kanë dy të tretat e dyfishta për ratifikim.

Temat
LajmeVend

Të afërta