Fotoja që e konfirmon largimin e Moratas nga Juventusi

Alvaro Morata e ka vendosur përfundimisht largimin nga Juventusi në fund të edicionit. Sulmuesi spanjoll i ka bërë gati valixhet për në Spanjë ku do të bashkohet me përfaqësuesen spanjolle duke braktisur Italinë pas dy viteve të suksesshme.

Një restorant në Torino e ka konfirmuar largimin e Moratas pas një darke të përbashkët. Shokët e yllit spanjoll ishin mbledhur në këtë restorant ku janë ndarë me emocione nga ai, transmeton Indeksonline.

“Adios Morata-Lamtumirë Morata” ishte shkrimi i fundit i vendosur në foton përshëndetëse.

Morata u ka bërë me dije drejtuesve të restorantit dhe miqëve të tij se do të largohet nga Juventusi për të vazhduar karrierën të një skuadër tjetër e madhe evropiane.

Real Madrid, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal janë katër skuadrat shumë të interesuara për të.

Alvaro Morata_largimi

Temat
BotëSport

Të afërta