Era vazhdon të jetë unike (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi është ajo që ka arritur t’i bëjë të gjitha mediet botërore të shkruajnë për të.

Ajo përpos kësaj ka arritur që të performoj në televizione me nam, të jetë pjesë e top listave më të mëdha dhe të kërkohet në të gjitha performancat më të mira në botë.

Era, përpos të gjitha këtyre sukseseve që është duke shijuar e janë vetëm fillimi për të, ajo po ashtu kujdeset gjithmonë që të ketë një stil të veçantë në të veshur, në grim dhe në flokët e saj, transmeton Indeksonline.

Ajo sot është duke shijuar bukuritë e Parisit e veshur si askush tjetër. Era, ka bërë të ditur edhe këtë herë që stili i saj do qëndrojë përgjithmonë unik dhe gjithmonë vetëm i saj. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja shihet e veshur në mënyrë fantastike dhe shumë më ndryshe se që jemi mësuar t’i shohim këngëtaret shqiptare.

auto_pppp1464014229

Temat
Showbiz

Të afërta