Enrique: Kjo është skuadër kampionësh

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është shprehur krenar për triumfin e skuadrës së tij në finalen e Kupës së Mbretit.

Kampioni i La Ligas fitoi me rezultat 2-0 ndaj Sevillas pas vazhdimeve, në ndeshjen që u zhvillua në Vicente Calderon.

“Ishte një mënyrë spektakolare për ta përfunduar sezonin. Ndodhitë për këtë finale të Kupës së Mbretit ishin të vështira, sepse i zhvilluam shumë minuta me dhjetë lojtarë ndaj një skuadre si Sevilla”.

“Jemi përmirësuar shumë në aspektin defensiv dhe gjithë puna që e kemi bërë në La Liga na ka ndihmuar ta fitojmë Kupën”.

“Kjo skuadër është e përbërë nga kampionë. Duhet të jemi krenarë për këta lojtarë”, ka deklaruar trajneri.

Temat
BotëSport

Të afërta