Sa paguhet grimeri shqiptar i Kim Kardashian?

Kim Kardashian është njëra prej femrave më të famshme në botë dhe çdo dalje në publik përcillet me bujë të madhe mediatike, prandaj është tejet e rëndësishme veshja e saj.

Për këtë gjë, ylli amerikan e ka angazhuar dizajneren Christine Centenera, e cila sipas The Sunday Telegraph, paguhet një milion dollarë për punën që bën.

Obligimi i dizajneres është që të mbikëqyrë dhe të kurojë veshjet e 35-vjeçares, duke nisur nga rrobat për trupi deri te fustanet për parakalimet në qilimin e kuq.

Ndryshe, Centenera është drejtoreshë e modës në versionin australian të revistës Vogue dhe është e pranishmja e përhershme në Javën e modës në Australi.

Ajo u njoftua me Kim përmes burrit të saj, Kanye West, për të cilin kishte filluar të punonte në vitin 2011 si këshilltare e stilit të tij të veshjes.

Në ndërkohë, dimë se për grimin e bukuroshes kujdeset artisti i makijazhit, Mario Dedivanovic. Ai është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi. Madje kujtojmë që ai ndikoi që Kardashian të fliste edhe në shqip.

Derisa nuk ekziston ndonjë informacion për pagën e plotë që merr shqiptari që kujdeset për dukjen e Kim, në një publikim të Cosmopolitan thuhet se rutina e makijazhit që vë bukuroshja kushton së paku 1.677 dollarë.

Kësaj shume duhet shtuar edhe paratë që përfiton ai duke kuruar dukjen e motrave të saj.

#FBF 👶🏼👶🏼 #MakeupByMario

A photo posted by Mario Dedivanovic (@makeupbymario) on

😍😩☝🏼️🙌🏼🔥🔥🔥 in #Cannes tonight. @kimkardashian hair @jenatkinhair #MakeupByMario ❤️❤️

A photo posted by Mario Dedivanovic (@makeupbymario) on

Temat
Showbiz

Të afërta