Ramadani: Ushtria nuk themelohet në media, por në institucione

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se ushtria nuk themelohet në media, por në institucione.

Sipas tij, askush nuk e demantoi Stojanoviqin, i cili tha se ende janë kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ramadani ka thotë se kjo i bjen që askush nga Qeveria (koalicioni) nuk i paska kërkuar Listës Serbe të votojë për Ushtrinë e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Burim Ramadanit në Facebook:

“Ushtria nuk themelohet në media, por në institucione
Më shumë sesa një deklarim KUNDËR themelimit të Ushtrisë së Kosovës, zv/kryeministri Stojanoviq paska bërë të ditur diçka tjetër:

“Ne jemi në dispozicion të flasim, jo nëpërmes medieve siç po bëhet tani”, paska thënë zëvendësi i Mustafës.

Nëse kjo është e saktë, i bjen që askush nga Qeveria (koalicioni) nuk i paska kërkuar Listës Serbe të votojë për Ushtrinë e Kosovës!
Të paktën, askush nuk e demantoi Stojanoviqin.

“Çele gur gojën”!

As shefat e Qeverisë, as këta mbrojtësit partizanë të shefave, si Bajrami e Bardhyli, sepse të tjerë s’po shoh me muaj të tërë.

Njerëz,

Ushtria nuk themelohet në media. Nuk votohet nëpër televizione e portale.
Votohet në institucione.
Dhe, aty i ndani privilegjet pikërisht me këta që po thonë se nuk i keni kërkuar të votojnë për ushtrinë.

Vërtetë, s’po kuptoj!

Nuk është hiq telashe pse s’po kutpoj unë! Punë e madhe!

Por, po frikësohem që as ju vet s’jeni duke kuptuar as çka po doni dhe as çka (s’)po bëni!”, shkruan ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta