Partneriteti për paqe me NATO-n, hapi i parë i Kosovës drejt anëtarësimit

Për njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë kërkesa e kongresit amerikan për përgatitjen e Kosovës për partneritet për paqe me NATO-n, dëshmon përkushtimin afatgjatë amerikan për Kosovën.

Kërkesa cilësohet si hapi i parë i Kosovës drejt anëtarësimit në NATO. Por sipas tyre, kjo do të thotë edhe detyra shtesë për Kosovën, që kanë të bëjnë me përmirësimin e qeverisjes, me demokratizimin e mëtejmë të shtetit dhe përmirësimin e politikave të sigurisë, raporton RTV 21, transmeton KosovaPress.

Sipas tyre, Institucionet e Kosovës duhet të kenë prioritet shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri për të përshpejtuar hapat e anëtarësimit në NATO.

Kongresi Amerikan të martën i ka bërë thirrje Administratës Amerikane që të punojë me Kosovën për ta përgatitur për hyrje në programin e partneritetit për paqe në kuadër të NATO-s.

Temat
LajmeVend

Të afërta