Njohja në Facebook, 15-vjeçarja nga Divjaka përdhunohet ditën e parë të takimit

I dashuri virtual e përdhunon ditën e parë të takimit. Viktimë e kësaj ngjarjeje është një e mitur, 15 vjeçe, e cila pasi ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit në shkollën “Miti Zoi Zaka”, ka vendosur të takohet me 31­-vjeçarin, Sh.P., nga fshati Xeng i Divjakës.

Ata ishin njohur nëpërmjet “Facebook”­ ut dhe flisnin prej disa kohësh më njëri-­tjetrin. Kërkesa e të riut për ta takuar vajzën, nxënëse në klasën e tetë, e ka joshur këtë të fundit. Ngjarja është zbuluar vetëm në ditët e fundit, kur e mitura, në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike, ka humbur përqendrimin në mësime dhe gjendja e saj ka shkuar deri në atë pikë sa asaj i ka rënë të fikët disa herë në klasë, siç raporton Panorama.

Temat
LajmeRajon

Të afërta