Lirohet nga burgu në Zvicër biznesmeni Rezart Taçi

Biznesmeni Rezart Taçi është lënë i lirë nga drejtësia zvicerane, ku u raportua se u ndalua pak kohë më parë.

Ora News bën me dije se manjati i karburanteve është lënë i lirë rreth 72 orë më parë. Burimet thanë se aktualisht ai ndodhet në gjendje të lirë dhe pritet që të rikthehet në Shqipëri.

Taçi u raportua se ishte ndaluar me urdhër të prokurorisë kantonit të Gjenevës. Ai u akuzua për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Falsifikim vulave, stampave ose formularëve”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta