Showbiz

Libër për dashurinë sekrete të Michael Jackson

By Egzona Krasniqi

May 22, 2016

Vdekja e papritur e mbretit të popit, Michael Jackson, në vitin 2009 la pas shumë mistere. Por, ajo që është përfolur shumë që nga vdekja e tij është se shumë gra kanë dal publikisht duke thënë se kanë qenë të dashurat e tij.

Së fundmi një grua, Shana Mangatal, e ka shkruar një libër për lidhjen që ajo pretendon që ka pasur me mbretin e popit të cilit iu referohet si “dashuria e saj e parë”.

Libri i cili do të titullohet “Historia e pa treguar e romancës sekrete me Michael Jackson” do të publikohet në gusht por disa detaje janë shpërfaqur për publikun.

Në libër Shana i përshkruan ndjenjat e saj për Michael si ndjenja të mira dhe të këqija.

“Dashuria ime e parë, pra Michael Jackson, ishte bekim dhe mallkim në të njëjtën kohë”./GazetaExpress/