Vdekja e papritur e mbretit të popit, Michael Jackson, në vitin 2009 la pas shumë mistere.
Por, ajo që është përfolur shumë që nga vdekja e tij është se shumë gra kanë dal publikisht duke thënë se kanë qenë të dashurat e tij.
Së fundmi një grua, Shana Mangatal, e ka shkruar një libër për lidhjen që ajo pretendon që ka pasur me mbretin e popit të cilit iu referohet si “dashuria e saj e parë”.
Libri i cili do të titullohet “Historia e pa treguar e romancës sekrete me Michael Jackson” do të publikohet në gusht por disa detaje janë shpërfaqur për publikun.
Në libër Shana i përshkruan ndjenjat e saj për Michael si ndjenja të mira dhe të këqija.
“Dashuria ime e parë, pra Michael Jackson, ishte bekim dhe mallkim në të njëjtën kohë”./GazetaExpress/
Fjalët kyçe
Michael JacksonTemat
Showbiz