KALOI NË AMSHIM IMZOT LUCJAN AVGUSTINI

IPESHKËV I DIOQEZËS SË SAPËS
Ipeshkvia e Sapës, me shumë dhimbje njofton se në orën 15 15 të datës 22.05.2016 në të kremten e Trinisë Shenjte, në Selinë e Ipeshkvisë, i rrethuar nga kleri i Tij i dashur dhe gjithë familjarët e tij ka kaluar në shtëpinë e Atit, bariu i saj Imzot Lucjan Avgustini.
Tingujt e Kambanave të Kishave në mbarë Dioqezën, u kanë lajmëruar besimtarëve kalimin në Amshim të Ipeshkvit të tyre.
Trupi do të vendoset në Kishën Katedrale Nënë Tereza në Vau-Dejës, që sonte në orën 20.00, ku do të lutemi për shpirtin e tij dhe do të bëhen homazhet.
Të mërkurën me datë 25 maj 2016, në orën 10.00 do të kremtohet Mesha e Salikimit dhe pas Meshës trupi i tij do të prehet në kriptën e katedrales.

image

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta