Bangladesh: 24 të vdekur, mijëra të pastrehë dhe të evakuuar nga goditja e ciklonit

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe mijëra kanë mbetur të pastrehë pasi një ciklon ka goditur një pjesë të Bangladeshit jugorë, thanë zyrtarët.

Janë evakuuar më shumë se 500.000 njerëz, por zyrtarët thonë se edhe mijëra njerëz janë bllokuar në shtëpitë e tyre në dhjetëra fshatra të përmbytura, raporton AFP, transmeton Indeksonline.

Një zyrtar i departamentit meteorologjik deklaroi se ciklon goditi zonat bregdetare të Barisal dhe Chittagong, dhe se shpejtësia e erës ishte midis 62 dhe 88 kilometra në orë.

Temat
BotëLajme

Të afërta