Lajme

Riformatimi i Qeverisë i domosdoshëm, nuk mund të vazhdohet më kështu

By Emanuel Demaj

May 21, 2016

Riformatimi i Qeverisë Mustafa dhe koalicionit qeverisës LDK-PDK-Lista Serbe pritet që të bëhet gjatë ditëve në vijim. Ndonëse janë përmendur afate të shumta se kur do të ndodh kjo, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete. E sipas zyrtarëve të qeverisë, çështja e formatimit është një ndryshim i domosdoshëm. Këshilltari politik në kryeministri, Faton Abdullahu ka thënë për Indeksonline se performanca e të gjitha dikastereve qeverisëse tash sa kohë monitorohet vazhdimisht dhe më kujdes të shtuar. Sipas tij, nga kjo qasje nuk përjashtohet as edhe Ministria e Shëndetësisë. “Kjo bëhet me qëllimin që të krijohet një përshtypje reale dhe e drejtë për ta pasur më pas sa më të qartë dhe më konstruktive bazën mbi të cilën mund të iniciohen ndryshimet e mundshme. Ajo çfarë mund të thuhet tani për tani është se çështja e formatimit të Qeverisë apo thënë konkretisht përmasa e këtij ndryshimi të mundshëm nuk është prioritet i asaj natyre pa të cilin ndryshim nuk mund të vazhdohet tutje në asnjë mënyrë”, ka thënë Abdullahu./Indeksonline/