Lajme

Ik nga burgu kosovari gjatë kontrollimit te dentisti

By Emanuel Demaj

May 21, 2016

Një kosovar 33 vjeçar i burgosur në Bad Zurzach (kantoni Aargau) ka shfrytëzuar vizitën te stomatologu për të ikur nga përcjellësi i tij, një roje e burgut. Ngjarja ka ndodhur dje në kohën e drekës. Ordinanca ku është dërguar ai ka qenë vetëm rreth 50 metra nga burgu. Ai ka ikur duke pasur prangat në duar, njofton Zyra Kantonale e Burgjeve, transmeton albinfo.ch. Por kjo arratisje i ka zgjatur kosovarit vetëm tri orë. Policia e ka kapur të ikurin, i cili po mbante një burgim prej tetë muajsh për shkelje të ligjit për të huajt dhe atij për lëndë narkotike.