Familja e Arnold Gjergjajt letër të hapur: RTK, transmetoje meçin

Familja e boksierit Arnold Gjergjaj me një letër të hapur dërguar në redaksinë e ‘Indeksonline’, i është drejtuar televizionit publik të Kosovës, RTK-së.
Përmes kësaj letre, familja e Gjergjajt kërkon nga RTK që nesër të transmetojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e “Kobrës”, ndaj ish kampionit të botës, David Haye.
Në letrën e hapur të dërguar në redaksinë e ‘Indeksonline’, thuhet se RTK po përdorë standarde të dyfishta, kur në të kaluarën ka transmetuar meçe të boksierëve tjerë shqiptarë edhe kur nuk ishin në rangun ku ndodhet sot “Kobra”, e kur RTK ka transmetuar meçet e “Kobrës”, e ka bërë në ritransmetim dhe të financuara nga familja Gjergjaj.
Letrën e hapur të familjes Gjergjaj dërguar në ‘Indeksonline’, mund ta lexoni në pjesën e mëposhtme:
Duke e ndjerë mungesën e informimit nga transmetuesi ynë publik RTK, po ju informojmë se nesër me dt. 21 Maj 2016 në Londër të Britanisë së Madhe boksieri më i mirë shqiptarë në kategorinë e rendë Arnold Gjergjaj “The Cobra” do të zhvilloj meqin e radhës në rrugën për kampion të botës kundër ish kampionit të botës në peshat e rënda David Haye. Kjo ndeshje e boksit ani pse ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm në shumë media ndërkombëtarë për habi RTK-në e ka zënë të fjetur. Lidhur me këtë kërkojmë nga ju që për hir të interesimi të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës ti drejtoheni me një kërkesë RTK-së për transmetimin e këtij meci. Sporti duhet promovuar dhe sportistet tanë duhet përkrahur atëherë kur ata gjinden në pikat kyqe të karrierës së tyre. E jo vetëm atëherë kur ata arrijnë në majat e suksesit, ju të i përdorni sukseset e tyre për promovimin tuaj politik, por kjo nuk mjafton, sepse sporti në asnjë vend të botës nuk përdoret si vegël për të fituar poenta politike por përkundrazi ai është ambasadori më i mirë i një shteti këtë mund ta vërejmë mesë miri në sukseset e gjuhdistes sonë Majlinda Kelmendi. Është krejt e pa pranueshme përdorja e dy standardeve nga Televizioni ynë Publik kur të gjithë e dimë së i njëjti medium ka transmetuar ndeshje sportive që nuk kanë pas të njëjtën peshë, si kjo në fjalë, i njëjti medium i ka përcjellur hap pas hapi mecet boksierëve tjerë shqiptari si Luan Krasniqi, Nuri Seferi Haxhi Krasniqi dhe në kohet kur këta boksier nuk kanë boksur në rangun ku Arnold Gjergjaj bokson sot. Shume qytetarë kanë pasur mundësinë të shikojnë meqët e bokserit Arnold Gjergja në RTK por asnjëherë në transmetim të drejtpërdrejtë, madje edhe ato meqë të transmetuara me vonës dhe të gjitha kanë qenë të financuara nga Familja Gjergjaj. Të vetëdijshëm për situatën në të cilën po kalon Kosova dhe shoqëria e saj, ne si familje nuk duam të mendojmë që standardet që po i përdor RTK-ja ndaj boksierit Shqiptar Arnold Gjergjaj është diskriminues. Po ashtu ju informojmë se Arnoldi në çdo mec që ka zhvilluar deri më tani me krenari ka bartur simbolin shtetëror dhe kombëtar . Ne si familje dhe shumë bashkëkombëseve tanë po na mohohet e drejta e ndjekjes së këtij meci së paku përmes RTK-së. Duke qenë të vetëdijshëm për izolimin dhe pamundësinë për të udhëtuar në Londër për ta mbështetur kampionin tonë, ne si familjar kërkojmë që ky shqetësim të merret në konsideratë nga ana juaj .

Me respekt : Musë Gjergjaj dhe Frrok Gjergjaj, familjarë të Arnoldit

Temat
SportVend

Të afërta