Thaçi-de Groot: PDSH mund ta zgjidh krizën politike nëpërmjet ”Marrëveshjes së Re”(Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës. Delegacionin Holandez e kryesonte Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpunimit me Evropën, Robert de Groot dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Wouter Plomp, thuhet në njoftimin drejtuar Telegrafit në Maqedoni nga zyra për informim e PDSH-së.

”Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, Kryetari Thaçi theksoi se krahas sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin.Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi konstatoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit si dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim. Vetëm me një vullnet të fortë politik dhe me një qasje të re mund të tejkalohet kriza aktuale politike, si dhe të zbatohen reformat e nevojshme” theksohet në njoftimin e kabinetit të Thaçit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta