Thaçi: Besoj që spektri politik do të jetë unik për demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në trasenë e re në rrugën e 6-të, të autostradës “Arbën Xhaferi”, ka folur edhe për vizitën e tij që do t’i bëj Malit të Zi.

“Ju e dini se Mali i Zi ka marr mbështetjen për pjesëmarrje në NATO dhe Mali i Zi i takon Aleancës Veri- Atlantike, i cili është mision dhe qëllim i shteti të Kosovës. Ne kemi njohur njëra tjetrën dhe sa i përket vizitës sime është vizitë apo pjesëmarrje në ceremoninë e 10 vjetori të pavarësisë së Malit të Zi”, ka thënë Thaçi, raporton Indeksonline.

Tutje, ai ka thënë se si president i vendit dhe mbështet procedurën e Kuvendit dhe vendimet e mazhorancës.

“Forcimi i shtetit tonë kalon përmes përcaktimit të qartë të kufijve, mendoj se demarkacioni është në shërbim të kësaj dhe spektri politik do të jetë unik në këtë veprim”, ka shtuar Thaçi.

Sipas tij, agjenda për konsolidimin e shtetit është vullneti i gjithë qytetarëve kështu që ftesa e tij është që i gjithë spektri politik të veproj në mënyrë unike./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta