Nëse dëshironi që dikush t’ju mbaj mend përgjithmonë, bëni këto pesë gjëra

Flisni

Mos e lini frikën t’ju mposhtë dhe t’ju bëj të mendoni se nëse flisni dhe bëni pyetje do të dukeni si budalla, transmeton Telegrafi.

Tregoni historitë tuaja dhe ndani mendimet tuaja, sepse kjo vlerësohet për mirë, thotë eksperti çifteve Julian Reisinger.

Bëhuni i/e hapur dhe plotësisht të sinqertë

“Njerëzit i mbajnë mend ekstremet, jo mediokritetin”, shkruan Reisinger.

Ai rekomandon të flisni dhe të jepni qartë dhe me vendosmëri mendimin tuaj, edhe nëse kjo i bën disa njerëz nervoz.

Bëhuni pak të pazakonshëm

Të thyeni normën kulturore është mënyrë e lehtë për t’u dukur mirë, sidoqoftë është me rëndësi ta bëni këtë në mënyrë pozitive.

Mos e harroni gjuhën e trupit

Rob Riker thotë se nëse gjuhën e trupit e keni me vetëbesim, si p.sh. një shtrëngim i fuqishëm i duarve, qëndrim të mirë dhe kontakt të mahnitshëm me sy, atëherë kjo ndikon shumë mirë në mënyrën se si dukeni.

Dëgjoni me vëmendje

Jeni të vëmendshëm dhe të angazhuar.

Njerëzit që mbesin në kujtesë janë ata që i kushtojnë vëmendje çdo fjale dhe japin këshilla nga më të mahnitshmet.

Temat
Fun

Të afërta