Lajme

Menduh Thaçi: Dialogu është e vetmja mënyrë për daljen nga kriza politike në vend

By Emanuel Demaj

May 20, 2016

I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, sot u prit nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Temë bisede ka qenë kriza politike në vend dhe qëndrimet e PDSH-së se si të tejkalohet kriza, ndërkaq u bisedua edhe për pyetje tema tjera të interesit të përbashkët.

Kryetari Thaçi ka deklaruar se shkaktarët e krizës OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja, vazhdojnë edhe më tutje me vendime të njëanshme dhe sjellje të papërgjegjshme për çështjet të cilat kanë qenë pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duhet të arrihet pajtueshmëri nga të katër partitë politike, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve.

Duke vënë theksin në dialogun, si mënyrë e vetme për daljen nga kriza, Thaçi u zotua se PDSH-ja do të vazdhojë të jetë pjesë e proceseve demokratike.