Ky është lëngu që ju ndihmon të flini më mirë

Një hulumtim i prezantuar në takimin “Biologjia Eksperimentale 2014” gjeti se pirja e lëngut të qershisë dy herë në ditë mund t’ju ndihmojë që të flini rreth 90 minuta më shumë gjatë natës.

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Louisiana-së studiuan shtatë të rritur me probleme të gjumit, të cilëve u kërkuan të pinin lëng qershie dy herë në ditë për dy javë.

Krahasuar me ata që nuk kishin pirë lëng qershie, të studiuarit që kishin pirë rezultuan me një mesatare prej rreth 84 minuta më shumë gjumë çdo natë

Lëngu i qershisë është një burim natyral i hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit, tha bashkë-autori i studimit Frank Greenway.

Nuk jeni adhurues i qershive ose vishnjeve? Provoni kivi! Të hani vetëm dy fruta kivi një orë para se të shkoni në shtrat ju ndihmon që të flini më mirë.
a-cherry-drink-is-sufficient-for-sound-sleep-5674-cherry-3

Temat
Shëndet

Të afërta