Kaka, lojtari më i paguar, ja sa fiton ai !

Ylli brazilian i Orlandos, Kaka, është lojtari më i paguar në kampionatin amerikano-verior të futbollit (MLS) më një pagë vjetore prej 7.2 milionë dollarë (6.3 milionë euro), sipas shifrave te publikuara te enjten.

Kaka, 34 vjeç, ka shkuar tek Orlando në 2015 dhe ka shënuar 11 gola në 32 ndeshje në MLS. Ai është para italianit te Toronto, Sebastian Giovinco, lojtari më i mirë i sezonit 2016 (7.1 milionë dollarë) dhe kapitenit te seleksionit amerikan, edhe ai lojtar i Toronto, Michael Bradley (6.5 milionë dollarë).

Ish-lojtari emblematik i Liverpoolit, Steven Gerrard, tek Los Angeles Galaxy që nga 2015, është në vendin e 4-t të klasifikimit më 6.1 milionë dollarë, duke qenë para Frank Lampard (6 milionë dollarë), Andrea Pirlo (5.9 milionë dollarë) dhe David Villa (5.6 milionë dollarë), treshja e yjeve të New York City FC, raporton AFP.

MLS gjithsesi, është nën hijen e kampionateve të tjerë të huaj, ku luajnë yje: në kampionatin e Kinës, argjentinasi Ezequiel Lavezzi ka një pagë vjetore prej 16.8 milionë dollarë.

Temat
BotëSport

Të afërta