I ka 110 kilogramë, por realizon golin vendimtar (Video)

Është 110 kilogramë, por nuk e ka problem të luajë në fazën sulmuese të skuadrës së Wimbledonit.

Adebayo Akinfenwa ka qenë një ndër protagonistët kryesor në barazimin me Accrington me rezultat 2:2.

Në fakt, skuadra e 34-vjeçarit ishte duke pësuar 2:0 kur Akinfenwa realizoi golin e parë për ekipin, transmeton Telegrafi.

Ai nuk e kishte problem që peshën e tij ta ngrehte dhe të shënon gol me kokë.

Në vazhdim të takimit, ai udhëhoqi ekipin drejt barazimit të rezultatit dhe rezultatit përfundimtar, 2:2.

Temat
BotëSport

Të afërta