Donika Gërvalla tregon pse e larguan nga mbledhja e LDK-së dhe çfarë po tentohet aty

Donika Gërvalla, kryetare e degës së LDK-së në Gjermani, është ndaluar të hyjë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ajo fillimisht është ndaluar tek hyrja, por kur ka tentuar të hyjë përsëri, rojet e kanë larguar me forcë.

Për Info Magazine të Klan Kosovës, Gërvalla ka thënë se pretekst për largimin e saj ka qenë mungesa e emrit në listë.

“Pretekst është mungesa e emrit tim në listë. Jam pajisur para disa ditësh me dokumentacionin e Këshillit të Përgjithshëm. Në Këshillin e Përgjithshëm ka dy kategori me të drejtë fjale dhe vote dhe vetëm me të drejtë pranie. Është traditë e Këshillit të Përgjithshëm që kryetarët e degëve të jenë të pranishëm”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka treguar se për çfarë është mbledhur Këshilli i LDK-së.

“Aty do të diskutohet për çështjet statutare. Ka një pikë të rëndësishme ku do të diskutohet për ndryshimin e një neni në statut, të bën zgjedhjen e kryetarit të LDK-së”. Po tentohen të bëhen ndryshime të tilla që ia sigurojnë sërish Mustafës vendin e kryetarit. Në çdo formë do ta kundërshtoja zgjedhjen e kryetarit me aklamacion”, ka thënë ajo. /Klan Kosova/

Temat
LajmeVend

Të afërta