Ahmeti sqaron shtrëngimin e dorës me presidentin Thaçi

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka sqaruar edhe momentin kur ia ka dhënë dorën presidentit Hashim Thaçi.

Në një intervistë për RTV21 Ahmeti tha se presidenti e ka keqpërdor situatën në të cilën ka ndodhur ngjarja.

Ahmeti tha se ai nuk është një njeri që nuk ia jep dorën dikujt kur ia shtrin dikush.

Kryetari i Prishtinës tha se e kupton edhe kritikat e bashkëpartiakëve të tij në lidhje me këtë rast pasi që sipas tij ky president është jolegjitim.

Ahmeti tha se si person e ka një kod që kur dikush ia zgjat dorën nuk mund të mos ia jap dhe përndryshe tha se nuk ikë ka takimet e tilla sepse nuk ia ka frikën askujt.

Takimi mes Ahmetit dhe Thaçit kishte ndodhur në ndeshjen e basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Pejës javën e kaluar ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

auto_fofo1463777491

Temat
LajmeVend

Të afërta