Ymeri: Kriminelët e masakrës së Dubravës ende bredhin lirshëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke përkujtuar masakrën në burgun e Dubravës ka thënë se as 17 vjet pas saj, nuk ka ndjekje e ndëshkim për kriminelët që vazhdojnë të bredhin lirshëm.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ymeri ka shtuar se 19 maji i Dubravës shënon ditën e përjetësimit të tre veprimtarëve që dhanë gjithçka për liri e bashkim kombëtar.

Ja postimi i plotë:

Sot më 19 maj, bëhen 17 vite nga fillimi i masakrës në burgun e Dubravës, e cila zgjati për ditë të tëra, duke vrarë e masakruar qindra të burgosur shqiptarë.

Kjo masakër ishte e orkestruar nga aparati shtetëror i Millosheviqit, dhe as 17 vjet pas saj, nuk ka ndjekje e ndëshkim për kriminelët që vazhdojnë të bredhin lirshëm.

19 maji i Dubravës shënon ditën e përjetësimit të tre veprimtarëve që dhanë gjithçka për liri e bashkim kombëtar Komandantit të Zonës Operative të Karadakut – Abdullah Tahirit, Enver Topallit dhe Gjok Ndrecajt.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Temat
LajmeVend

Të afërta