Yjet kosovarë që u martuan më shumë se një herë

Martesat dhe ndarjet tashmë janë bërë të zakonshme në estradë. Lajme të tilla na përcjellin çdo ditë duke bërë kështu bujë nëpër media, transmeton ‘sovrani.info’.

Nga këto ndarje disa kurorëzohen me dashuri dhe martesa të reja, ndërsa disa të tjera nuk e kanë të njëjtin fat.
Gazeta ka zgjedhur disa yje të estradës që u ndanë dikur, mirëpo tash janë të martuar dhe të lumtur me dikë tjetër.

Sabri Fejzullahu – Kishte thënë që ishte ndarë nga gruaja e tij sepse botëkuptimi për artin nuk ishte i njëjtë. Tashmë ai është i martuar me gruan e tij të dytë që quhet Nera dhe kanë së bashku dy fëmijë.

Jehona Sopi – Ishte ndarë nga burri i saj shumë vite më parë, për të pauzuar kështu një kohë, deri sa u martua në njërën ndër martesat më luksoze të estradës, me burrin e saj Lavdim Koshutova.

Shkumbin Kryeziu – Ndoshta nuk e keni ditur, mirëpo para se ai të martohej me Mimoza Mustafa, ishte i martuar me Vlora Dumoshin, me të cilën ka edhe dy djem. Vlora momentalisht është këshilltare e kryeministrit Isa Mustafa.

Teuta Krasniqi – Ishte e martuar për disa vite me këngëtarin Blerim Muharremi (Blero). Si fryt i dashurisë është edhe vajza e tyre Tara. Mirëpo, martesa nuk zgjati shumë dhe tani të dy janë të lumtur me persona të tjerë.

Temat
Showbiz

Të afërta