Vëllezërit Gaxha në ballinën e revistës maqedonase (Foto)

Adrian Gaxha dhe vëllau i tij, Dritoni, veç pamjes identike kanë edhe një tjetër të përbashkët.

Të dy janë të suksesshëm në fushat e tyre dhe njihen si ndër meshkujt më të suksesshëm shqiptar në fushën e artit në Maqedoni, transmeton Telegrafi.

Adriani dhe Dritoni, i cili është një violinist i njohur, së fundmi janë zgjedhur si imazh i revistës “Tea Moderna”.

Vëllezërit Gaxha duken mjaft bukur në ballinën e kësaj reviste të njohur në Maqedoni, e cila ka folur për sukseset e vëllezërve shqiptar./Telegrafi/

Vllezerit Gaxha

Temat
Showbiz

Të afërta