SHBA shpalli degët e ISIS-ti si organizatë terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sot zyrtarisht degët e të ashtuquajturit Shtet Islamik si organizata terroriste që funksionojnë në Libi, Jemen dhe Arabinë Saudite, tha Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.

Të tre degët e IS u shpallën “organizata globale terroriste” në përputhje me këtë vendim të DASH-it ato në mënyrë automatike kanë vendosur sanksione dhe llojet e tjera të sanksioneve ndaj shtetasve të huaj.

Këto organizata paraqesin rrezik serioz se mund të kryejnë akte terrorizmi që kërcënojnë shtetasit ose sigurinë kombëtare të SHBA, raporton AFP, transmeton Indeksonline.

Departamenti i Shtetit njoftoi se të tre grupet terroriste janë shndërruar në degë të ISIS në nëntor të vitit 2014, kur lideri xhihadist, Abu Bakr al-Baghdadi kishte pranuar betimin për besnikëri prej luftëtarëve në Libi, Jemen dhe Arabinë Saudite. /Indeksonline/

Temat
BotëLajme

Të afërta