Rrëfehet Arton Muhaxheri: Ky është vetëm fillimi i dorëheqjeve nga VV! (Video)

“Arsyet e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje janë të shumta, si të brendshme ashtu edhe të jashtme. Në raportet me opinionin publik, VV s’ka qenë korrekte, edhe kjo është një nga arsyet. Kam pas shumë presion”, kështu tha Arton Muhaxhiri, tashmë nga PDK.

E, presioni, siç tha Muhaxheri, u bë kur ai e ka dhënë ndonjë opionion të tij, në lidhje me çështjet më delikate të vendit. Sipas tij, presioni ka ardhur edhe nga dega në Pejë edhe nga qendra.

“Pse po më shkruajnë, me kënd po dal, këto m’i kanë përcjellë VV-ja. Ata e kanë paranojë SHIK-un”, tha Muhaxheri duke treguar për presionin që ka pas në VV.

Sipas tij, VV bën shantazhe të llojit – “të largoj prej Lëvizës”.

Në vazhdim të bisedës, Muhaxheri tregoi se përpos tij, kanë dhanë dorëheqje edhe shumë të tjerë, jo veç nga dega në Pejë, por nga të gjitha degët, por që largimet i bëjnë në heshtje. Ai paralajmëroi se kanë me ndodh edhe largime të tjera.

Ndërsa, në vazhdim, Muhaxheri ka fol për tashmë, partinë e tij, PDK-në:

“Mendoj se, PDK është partia më stabile në vend, në Pejë çdo vit është duke u ngrit. Jam ndie ma rehat në PDK, sepse ka ndryshuar lidershipi, tash ka ardhur Kadri Veseli, besoj se kanë me ndërruar reformat. Thjesht, është bindja ime politike, nuk e kam bërë për para, sepse asnjëherë nuk kam përfituar prej partive politike, larg qoftë”, tha ai, rreth arsyeve për aderimin e tij në PDK.
Ai ka thën se nuk është larguar nga qëndrimet e tij, për marrëveshjen e Demarkacionit dhe atë të Asociacionit, Muhaxheri tha se, palët politike duhet me dialogu nëse duan të arrisin marrevëshje.

“Shqiptarë jemi, pa fol nuk mundemi me u marrë vesh”, ka përfunduar Muhaxheri. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta