Botë

Punëtorët kundër reformës, protestojnë dhunshëm në Paris (Foto)

By FIRST CHANNEL

May 19, 2016

Të paktën 400 mijë protestues moren pjesë në një demonstratë të organizuar sot në Francë nga sindikatat e punëtorëve.

Protestuesit kundërshtojnë ashpër reformën e punëtorëve të propozuar për miratim në Parlament.

Punëtorët argumentojnë se reforma e propozuar në Parlament u kushtëzon atyre sigurinë në vendin e punës. Nga ana tjetër presidenti Fransua Holond ka garantuar se puna për miratimin e reformës nuk do të ndalet.

Gjatë protestës u shënuan përleshje të dhunshme mes efektivëve dhe protestuesve. Mësohet se dhjetëra protestues u shoqëruan në komisariat, ndërkohë që 300 policë kanë mbetur të lënduar.