Nesër shpallet aktgjykimi për imamin Zekerija Qazimi

Kjo është komunikata e plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se nesër e premte 20 maj 2016, duke filluar nga ora 15:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj

– Departamenti për Krime të Rënda, Salla nr.II, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në lëndën penale PKR.nr.54/15, lidhur me rastin e Z.Q, i akuzuar për dy vepra penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

I akuzuari I.B për tre vepra penale, rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas nenit 374 paragrafi 2 ë KPRK-së. Të akuzuarit S.T dhe B.B për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

I akuzuari J.K për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të akuzuarit L.K dhe I.K për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta