Fun

Lindën nga prindër të ndryshëm, por duken identike (Foto)

By FIRST CHANNEL

May 19, 2016

Lindën nga prindër të ndryshëm, bëjnë punë të ndryshme dhe jetojnë larg njëra-tjetrës, por këto dy femra duken aq njëjtë sa që duket sikur të ishin motra binjake.

Paula Petra, 23 vjeç, dhe Katie Morrow, 29 vjeç, zbuluan ngjashmërinë mes vete pasi u takuan online.

Katie që punon si shitëse veturash online, nga Connecticut, gjeti Paulan, një dizajnere grafike nga Atlanta, kur po kërkonte të blinte një ngjyrë flokësh në Amazon, transmeton Gazeta Express.

Katie vërejti se autori i rishikimit të produktit dukej njëjtë si ajo dhe fotografinë e saj ua dërgoi miqve dhe familjarëve për të parë nëse u pëlqente ngjyra – por të gjithë ata menduan se ajo ishte në fotografi.

Dyshja u bënë miq online para se të linin një takim dhe të zbulonin një numër ngjashmërish. Para takimit, të dyja thanë për ‘Twin Strangers’ se kishin emocione.

Takimi i tyre u dokumentua përmes disa fotografive, të cilat mund t’i shihni më poshtë.