Holanda me të dërguar special, në tentim të zgjidhjes së krizës në Maqedoni

Drejtori Gjeneral për Bashkëpunim Evropian, Robert de Groot, i cili mban titullin e zëvendës Ministrit, do të qëndrojë për vizitë sot dhe nesër në Maqedoni. Gjatë kësaj vizite, De Groot do të realizojë takime me Ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin dhe liderët e katër partive politike, nënshkruese te Marrëveshjes së Përzhinos, njoftojnë përmes kumtesës nga kjo ambasadë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës i bashkëngjitet plotësisht deklaratave të bëra gjatë ditës së djeshme nga ana e BE-së dhe SHBA-ve, njoftojnë përmes kumtesës nga kjo ambasadë.

“Holanda, e cila për momentin mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, thërret gjitha partitë që tani të ndërmarrin hapa të përgjegjshme, vendimmarrëse dhe inkluzive, të cilat do të udhëheqin Maqedoninë në rrugën jashtë krizës momentale.
Ashtu siç u përmend në letrat të cilat Ministri Kunders ua dërgoi liderëve të partive politike në fillim të këtij muaji, hapat kyç të cilat duhet të ndërmerren janë
(1) implementimin e reformave që do të sjellin deri tek zgjedhje të lira, të drejta dhe inkluzive
dhe (2) lejimi i veprimit të papengueshëm te Zyrës së Prokurores Speciale, veçanërisht dukë tërhequr abolicionin e politikanëve kryer nga ana e Presidentit Ivanov pa vonesa të mëtutjeshme.” ,njoftojnë përmes kumtesës nga kjo ambasadë, transmeton Portalb.

Ndryshe, në Maqedoni janë i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll si dhe zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee të cilët kanë takime me liderët nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta