Hillary Clinton e bindur për fitoren e primareve demokrate

Hillary Clinton u shpreh sot e bindur që do të mbajë ngjyrat e partisë demokrate në presidencialet amerikane në nëntor, gjatë një interviste në të cilën ajo vlerësoi gjithashtu se Donald Trump nuk është kopetent për të drejtuar SHBA-në.

“Do të jem kandidate e partisë sime”, tha ajo në një intervistë për kanalin CNN, ndërkohë që mbeten shumë primarte dhe rivali i saj Bernie Sanders po qëndron në garë.

“Kam marrë tre milionë vota më shumë se sa ai, kam një avantazh të pakalueshëm në numër delegatësh”, theksoi ajo, duke kujtuar se ajo vetë ishte përkulur përballë senatorit Barack Obama në qershor të 2008-ës.

Në këtë intervistë, ajo sulmoi gjithashtu fuqishëm kundërshtarin e saj të mundshëm republikan, Donald Trump, duke pohuar se nuk ka kopetencat e nevojshme për të marrë presidencën.

Temat
BotëLajme

Të afërta