Duda Balje viziton familjen e dëshmorit në Veriun e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje sot ka vizituar Veriun e Kosovës, konkretisht fshatin Rvack të Komunës së Leposaviqit.

Balje për Indeksonline ka thënë se ajo atje ka vizituar familjen dëshmorit, Sefko Slavkoviq dhe vajzën e tij e cila sot mbushte 6 vjet.
“Sot ka qenë një ditë e veçantë për mua, kam vizituar Veriun e Kosovës, fshati Rvack të komunës së Leposaviq.

Atje kam vizituar familjen e dëshmorit të kombit, Sefko Slavkoviq edhe e vajzën e tij, Sara e cila sot mbushet 6 vjet”, ka thënë ajo./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta