Aksident i rëndë në Kumanovë, lëndohen nëntë persona

Nëntë persona, mes të cilëve edhe një adoleshent kanë marrë lëndime të rënda në aksidentin që ndodhi mbrëmë në orëm 20:40 në udhëkryqin e bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe ‘Glingor Përliçev’ në Kumanovë, kumtoi sot SPB Kumanovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore Kumanovë, ndërsa vajza e lindur në vitin 2009, e cila ka marrë lëndimet të rënda trupore, pas ndihmës së dhënë në spitalin e Kumanovës është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup dhe nuk është në rrezik pë jetë.

Siç sqarojnë nga SPB Kumanovë, në aksident janë ndeshur automobili ‘Skoda’ dhe ‘Seat Ibiza’ me targa të Kumanovës. ‘Skoda’ është drejtuar nga 20 vjeçarja M.L. e cila ka qarkulluar nga qendra drejt periferisë, ndërsa ‘Seat Ibiza’ e ka drejtuar N.R. (1988), i cili ka qarkulluar në drejtimin e kundërt.

Temat
LajmeRajon

Të afërta