Ahmetaj: Presim njohjen nga Serbia

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se është në interes të Kosovës që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhë të gjitha problemet me Serbinë dhe në fund të këtij procesi, ashtu siç parashihet me Kornizën negociuese, të arrihet marrëveshja, që do ta nënkuptonte njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

Në intervistën dhënë gazetës “Epoka e re”, Ahmetaj ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi i ka hapur rrugë vendit tonë drejt nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimit të vizave dhe, sipas saj, ky proces do të jetë parametër matës drejt proceseve të mëtutjeshme euro-integruese.

Duke folur rreth mundësisë së ndryshimit të formatit të dialogut, ambasadorja Ahmetaj ka bërë me dije se çdoherë ka nevojë për plotësim, ndryshim, adaptim dhe avancim që t’u përshtatet rrethanave dhe temave që trajtohen.

Ajo ka folur edhe për veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Sipas saj, gazi lotsjellës në Kuvend s’ka qenë mesazhi më i mirë për Kosovën.

Temat
LajmeVend

Të afërta