Lajme

Yagcilar falënderon Komisionin Evropian për modernizimin e administratës

By Emanuel Demaj

May 18, 2016

Siç thuhet në komunikatë, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për mbështetjen e procesit të reformës së administratës së Kosovës me qëllim të forcimit të përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe efikasitetit. “Ministri Yagcilar, e njoftoi Cullen në mënyrë të detajuar lidhur me ecurinë e procesit të Strategjisë së Modernizimit të Administratës Publike, në veçanti për rëndësinë e menaxhimit të financave publike, menaxhimit të burimeve njerëzore, llogaridhënies, interoperabilitetit, qasjen në shërbime administrative, për qytetarët dhe bizneset. Në këtë prizëm, ministri Yagcilar përmendi edhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e të dhënave të hapura duke theksuar rolin e Ministrisë së Administratës Publike dhe atë të integrimeve evropiane në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë. Palët kanë diskutuar po ashtu edhe për asistencën dhe qasje n në programet e BE-së. E sipas ministrisë, Cullen ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe e vlerësoi Ministrin Yagcilar si një partner të çmuar për KE-në, duke e përgëzuar për punën e bërë deri më tani. “Shefi i Njësisë e nënvizoi përgjegjësinë e krijimit të një programit kredibil. Rrjedhimisht Ministri Yagcilar dhe Cullen u dakorduan për dialogjet e vazhdueshme me fokus të veçantë konkretizimin e bashkëpunimit në zbatimin e Strategjisë së Modernizimit të Administratës Publike”, thuhet në komunikatë.