Stoltenberg: Ivanovi ta tërheq vendimin për faljen e politikanëve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot e ka paralajmëruar Maqedoninë që të mos lejojë që kriza politike t’ia rënojë shpresat për hyrje në Aleancë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ”Reuters”, në reagimin e par të tij për krizën, Stoltenberg, i ka bërë thirre kryetarit Gjorge Ivanov që ta tërheq vendimin për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.

Ai ka thënë se dyert e NATO-s janë ende të hapura, por është me rëndësi që liderët në vend t’i tejkalojnë problemet me sundimin e ligjit. Më tej, Stoltenberg ka theksuar se duhet patjetër të krijohen kushte minimale për një jetë të qetë politike dhe demokratike në vend./

Temat
BotëLajme

Të afërta