Sevilla përmbys Liverpoolin, shkruan histori në Europa League (Video)

Skuadra e Sevillas ka përmbys Liverpoolin nga 1:0 në 1:3 për të hyrë në histori të Europa Leagues, duke u bërë skuadra e parë që e fiton titullin tre vite radhazi.

Liverpool e nisi shumë më mirë takimin duke shënuar e para me anë të Sturridge, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Por, Sevilla kishte përgatitur befasi në pjesën e dytë, ku fillimisht shënoi pas vetëm 17 sekondave me anë të Gameiros, ndërsa më pas dy gola të tjerë i shënoi edhe Coke.

Liverpool u mundua që të bënte diçka më shumë deri në fund të ndeshjes, por pa sukses dhe kështu Sevilla u shpall për të tretin vit radhazi kampion dhe të pestën herë në histori të skuadrës.

Për Liverpoolin ky është një dështim i madh, pasi ka humbur rastin që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa tashmë Spanja do të jetë shteti me 5 skuadra në këtë garë.
https://www.youtube.com/watch?v=la9pg6LzPPQ

Temat
BotëSport

Të afërta