Qela pyet Jevtiqin: Sa shqiptarë janë kthyer në Mitrovicën Veriore

Qela pyet Jevtiqin: Sa shqiptarë janë kthyer në Mitrovicën Veriore

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e ka pyetur ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq për angazhimin që ministria e tij ka bërë në kthimin e shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.

Ai, nga Jevtiq po ashtu ka kërkuar të dhëna se sa shqiptarë janë kthyer deri tani në atë pjesë.

“Kjo ministri e cila ka për detyrë mbrojtjen e komuniteteve dhe të drejtën për t’u kthyer, sa ka kontribuar në kthimin e qytetarëve, të dëbuar nga pronat e tyre në veriun e Mitrovicës dhe sa shtëpi janë ndërtuar për këta qytetarë për kthimin në pronat e veta. Janë 400 banesa të uzurpuara të shqiptarëve në veri dhe 400 shtëpi të pa ndërtuara. Me çfarë intensiteti do të vazhdoni në ndërtimin e shtëpive të qytetarëve shqiptar në pjesën veriore, që qytetarët të kthehen në pronat e uzurpuara padrejtësisht?”, ka pyetur deputeti.

Temat
LajmeVend

Të afërta