Opozita duhet t’i kthehet jetës parlamentare

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka vlerësuar se paaftësia e klasës politike për dialog tani është bërë pengesë e zhvillimeve dhe nevojave urgjente si në planin e brendshëm dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Kryeziu u ka bërë thirrje partive politike të reflektojnë përgjegjësi për veprimet dhe obligimet shtetërore.

Sipas Kryeziut, opozita, edhe pse ushtron të drejtën politike të bojkotit si veprim politik, duhet dhe mund t’i kthehet jetës parlamentare në çështjet shtetërore në të cilat vlerëson se kontributi i saj do të ndihmonte që Kosova të përmbushte vlera të synuara euro-perëndimore.

Temat
LajmeVend

Të afërta